Në rrjetet sociale kanë shpërthyer memet e Ilir Metës, ku ai përshkruhet duke thurur plane për t’u arratisur nga burgu. Këto postime humoristike janë përhapur pasi gjatë nisjes së seancës së fundit, Meta u dëgjua duke përdorur tone të larta dhe madje fjalë ofenduese ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Fotot e montuara që po bëjnë xhiron online fokusohen në përplasjet e vazhdueshme mes Metës dhe Dumanit, që janë intensifikuar kohët e fundit, duke u bërë subjekt kryesor i humorit në rrjetet sociale.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ