Një bum i madh vjedhjesh makinash luksoze është regjistruar në javët e fundit në Tiranë. Vetëm këtë javë rezultojnë se janë vjedhur disa mjete të shtrenjta të modeleve të fundit. Konkretisht në kryeqytet para 3 ditësh janë vjedhur dy Range Rover, në lagje të ndryshme.
Dyshohet se këto mjete do përdoreshin nga grupe kriminale për krime të rënda. Blutë e Tiranës i kanë gjetur dy makinat e fundit që u vodhën, një në Fushë Krujë dhe tjetra në Thumanë. Makinat ishin të parkuara në rrugë. Hetuesit ende nuk kanë arritur në zbulimin e autorëve.
Dyshohet se janë profesionistë dhe kanë kontakte me bandat kriminale me bazë në zonën Fushë Krujë dhe Kurbin. Në lidhje me këtë fenomen drejtori i Policisë së Tiranës, Tonim Vocaj, ka bërë një mbledhje urgjente me vartësit deri në 03.30 të mëngjesit, ku kanë analizuar provat në lidhje me grabitjet e fundit.