“Plas” tek Ekonomia/ Balluku replika me Spahon: Të betohem, do të çoj në SPAK

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe u diskutua buxheti fakti. E pranishme në këtë Komision për të shpjeguar projektet ka qenë ministrja e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, njëkohësisht zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Në diskutim e sipër në Komisionin e Ekonomisë, nuk kanë munguar edhe akuzat e forta. Deputeti i PD Edmond Spaho i tha Ballukut se janë vjedhur miliona euro tek rruga Thumanë-Kashar dhe tek “Tuneli i Llogarasë”. “Kostot e rrugëve jo me kot themi rrugë të florinjta, 450 mln euro Thumanë-Kashar me 21 km. E bëtë tenderin e tunelit të Llogarasë, e shpallet kompaninë fituese, anuluat tenderin, e ribëtë me 50 mln euro më shumë”, tha Spaho.

Edmond Spaho: Lum kush të rrojë ta shohë zonjë Shqipërinë, por të gjitha ngelen në kuadrin e projekteve të cilat kjo mazhorancë shquhet ka disa vite dhe këto historira dëgjojmë me porte, aeroporte, rrugë, autostrada dhe nuk është se dua të jem unë nihilist, por ka disa tregues shumë kokëfortë. Dje diskutuam buxhetin faktik 2023, këtu sot po flasim për investimet publike 88% janë realizuar në 2023 dhe është rezultati më i dobët i 4 viteve të fundit dhe në këtë pjesë Ministria juaj ka pjesën e luanit, më pas investimet e huaja vjet 54% rezultati më i dobët që nga 2009 dhe të ketë shpresë që të gjitha këto që po thoni do realizohen.

Po evidentojnë 2 probleme, kostot e rrugëve jo me kot themi rrugë të florinjta, 450 mln euro Thumanë-Kashar me 21 km. E bëtë tenderin e tunelit të Llogarasë, e shpallet kompaninë fituese, anuluat tenderin, e ribëtë me 50 mln euro më shumë.

Belinda Balluku- Po bën deklarata, nuk po bën pyetje, the një gjë të pavërtetë, the që ka kushtuar 450 mln Thumane-Kashar dhe po të pyes do mbash përgjegjësi për këtë? Sapo the që tenderin e shpallet dhe pastaj e anuluat, nëqoftëse këto janë deklarata dhe jo për mbeshtetësit e PD, vazhdo dhe bjeri, the dy gënjeshtra. Unë po të njoftoj që seriozisht këtë radhë kjo nuk është foltorja e katit të 11-të nëse ti nuk do tërhiqesh dhe do thuash i kam gabim informacionet si 450 mln euro Thumanë-Kashar, si dhe për tunelin e Llogarasë, të betohem, unë do ta çoj në kallëzim penal.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)