Plas sherri zgjedhor/ Mziu publikon pamjet dhe akuzon socialistët për blerje votash

Janë publikuar pamjet nga një sherr mes disa personave në fshatin Gollobordë, Dibër pas një përfshirjeje në blerje votash. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 majit, duke akuzuar Partinë Socialiste për përfshirje në blerje votash.

Mziu ndan disa video në postimin e tij në Facebook ku shfaqet një përplasje mes disa personave, që sipas tij ndodhi në fshatin Radovesh, Gollobordë, Dibër.

Ai pretendon se socialistët kanë qenë në terren për të shpërndarë para në këmbim të votës.