Plas sherri në Vlorë/ Konfliktohen fizikisht vëllezërit me dy të tjerë, shoqërohen në komisariat
- 1 March, 2024
Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës ku dy vëllezër janë konfliktuar me dy vëllezër të tjerë për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:40, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë xhamisë, shtetasit E. K., 36 vjeç, dhe A. Zh., 26 vjeç (vëllezër), dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizkisht, me shtetasit A. J., 26 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit shtetasi E. K dhe A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ