Plas në Korçë, Ardit Konomi sulmon Nertil Jolen

Fushata zgjedhore ende nuk ka nisur, por me publikimin e listave të kandidatëve për deputet, gjakrat janë ndezur.

Protagonist janë bërë ish-prefekti, Nertil Jole dhe ish-deputeti Ardit Konomi. Në një mesazh të publikuar për mediat, ky i fundit akuzon Jolen që po qurravitet për faktin që nuk u përfshi në listën për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

STATUSI I PLOTE: 

Po e shkruaj shpejt e shpejt këtë siç më vjen, sepse po u mendova më gjatë kam frikë se nuk e postoj.

Lexova tani një postim të djeshëm të Prefektit Jole, që troç ishte një qurravitje për faktin që nuk e futën në listën e kandidatëve për deputet.

Natyrisht që nuk e pëlqeva por u bëra mjaftueshëm kureshtar për të lexuar komentet. Sidomos disa të miqve dhe të të afërmëve të tij (që dinë për çfarë flasin) që për këtë padrejtësi akuzonin ose të madhin në Tiranë ose nën-të-madhin në Korçë.

Tani kam një pyetje retorike por gjithashtu të hapur; çfarë ka bërë Jole për Korçën që ta shoh edhe unë si gjëmë moskandidimin e tij?

Se nëse flasim për djalë të mirë e të sjellshëm e të edukuar, unë ndaj të njëjtin mendim.

Por këtu po flasim për personazhe publike dhe politike dhe jo individë dhe pikërisht kjo na jep edhe të drejtën t’i përmendim me emër. Po flasim për meritë e kontribut publik dhe kjo më jep të drejtën t’i analizoj.

Sepse nga ana tjetër, i akuzuari Peleshi që nuk e ka futur Jolen në listë, ka një mal me merita pavarësisht se ka edhe një hon me mëkate.

Nuk e di si individë, se kush e fiton garën për djalë më të mirë, Peleshi apo Jolja. Ato janë llogari që njeriu i ka me veten.

Ama si politikanë të kësaj lloj konjukture, Peleshi ndoshta është edhe sot e kësaj dite, më i afti që ka parë ky qytet.

Dhe si i tillë ruan të drejtën të imponojë edhe vullnetin e tij brenda forcës politike që përfaqëson.

Jole dhe shumë të tjerë me po të njëjtat ambicie, duhet ta kuptojnë që politika nuk funksionon as me simpati e as me empati, funksionon me aftësi. Peleshi e ka këtë dhe edhe unë po të isha në vend të Ramës, do të veproja po njësoj. Atij do t’ia lija në dorë besimin dhe listën. Çezarit ç’i takon Çezarit.

Se flas për mënyrën se si duhet të mendojmë e të veprojmë, në rast se duam të bëhemi më mirë e më të mirë.

Peleshi për mua sot është problemi më i madh që ka Korça dhe PS, ama nëse Korça dhe PS nuk mendon si unë, atëhere ta gëzojmë.

Unë jo se unë për vete kam ndërmend ta luftoj.

Ika se po më presin shokët për të mbjellë.