‘Plas’ në BBV/ Egla i hedh verë në kokë Meritonit, ndërhyn Ilnisa: O fundërrinë!
- 31 March, 2024
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip, mes Eglës, Meritonit, dhe Ilnisës.
Pas mbylljes së Prime-t, gjatë konsunimit të darkës, Egla Ceno i ka hedhur gotën me verën në kokë Meriton Mjekiqit, me arsyetimin se ai i thotë në mënyrë të vazhdueshme që pi alkool.
Meritoni i është drejtuar aktores duke i thënë se “je një femër psikopate dhe e çmendur”. Në debat është përfshirë edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke i thënë asaj “pise femër, fundërrinë”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ