Plas grushti mes Tiranës! Të miturit zihen për konfliktet në Tik-Tok, policia precedon 8 persona

Një sherr me sende të forta mes disa te rinjëve në Tiranë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 3 persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje nga ana e komisariatit numër 2 në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social “Tik Tok”. Nga informacionet nuk ka persona të lënduar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Gjin Bue Shpata” në një prej lokale të kësaj zone. Personat e përfshirë kanë përdorur grushtet mbi njëri-tjetrit, sherr që ka zgjatur për pak momente, pasi ndërhyrja e policisë ka qënë e shpejtë, duke neutralizuar personat e përfshirë.

8 të mitur po precedohen penalisht nga policia, teksa ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Mbi personat e mitur rëndon akuza e “Dëmtimeve të tjera me dashje”.