Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania duket se po përjeton një tjetër krizë. Pas disa ulje-ngritjeve, dyshja janë përballur sërish me tensione dhe debate të forta.
Këtë herë, Gjesti i ka kërkuar Eglit të mos e shqetësojë më me pyetje të njëjta, duke i thënë se po e lodh mendërisht. Shkaku i debatit ka qenë një letër e shkruar nga ai për Shën Valentinin dhe një qafore, për të cilën Egli ka shfaqur dyshime, ndërsa Gjesti pretendon se e ka marrë nga tezja e tij.
Teksa ishin duke pushuar, artisti i njohur ka bërë të qartë se nuk dëshiron që Egli ta kapë për krahu, duke treguar qartë pakënaqësinë e tij.
Mbetet për t’u parë se si do të vijojë raporti i tyre dhe nëse ky debat do të ndikojë në rrugëtimin e tyre në BBVA.