Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë.
Togat e zeza miratuan kërkesën e SPAK-ut duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin dhe Muharrem Korroveshin, si dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, i cili fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Luzin dhe Korroveshi dyshohen si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt. Gjatë leximit të vendimit, Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të SPAK-ut me fyerje dhe kërcënime.
Tags:
Inez hajrulla
Regjistrohu në buletinin tonë informativ