Planifikonte vrasjen e një personi, lihet në burg miku i Rrumit të Shijakut
- 3 October, 2023
Miku i “Rrumit”, Aldi Mustafa dhe bashkëpunëtori i tij, Klevis Kurdiu janë lënë në burg.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit pak ditë më parë.
37-vjeçari Aldi Mustafa dhe 27-vjeçari Klevis Kurdiu u ndaluan teksa po lëviznin me automjet në zonën e ish-Kënetës.
Në momentin e ndalimit, sipas policisë, miku i “Rrumit të Shijakut” ishte i armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën planifikonte vrasjen e një personi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ