Plani i paqes për konfliktin në Izrael, deputeti i PD: Nisma e Ramës…
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me qëndrimin e BE-së për konfliktin mes Izraelit dhe Hamsit, ndërsa ka komentuar edhe “planin e paqes” së kryeministrit Rama për këtë çështje.
Shehu u shpreh se 27 vendet evropiane dënuan sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe njohën të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, ndërsa shtoi se nga ana tjetër Rama paraqiti një “dokument absurd” larg qëndrimit të BE-së.
Sipas tij kjo ndodh “ndoshta për të patur një protagonizëm artificial, por të dështuar që pa nisur” nga ana e kryeministrit.
Reagimi i plotë:
“Izrael- Gaza”; BE me qendrim unik, forcon rolin.
Shume i ndryshem ky “mendim” i BE nga i ashtuquajturi “plani i paqes” i Rames.
Te 27 vendet e BE dolen me nje deklarate te perbashket per konfliktin ne Gaza.
Nje dokument ky, qe eshte i afert edhe me qendrimin e ShBA, ne pikat kryesore te tij, duke u fokusuar:
Ne denimin sulmeve te Hamasit ndaj Izraelit, si organizate terroriste.
Ne njohjen e te drejtes se Izraelit per vete mbrojtje.
Ne denimin e Hamasit per perdorimin e objekteve civile, spitaleve e popullesise si “mburoja njerezore”.
Ne kerkesen per lirimin e menjehershem te pengjeve te rrembyer.
Ne shqetesimin e thelle per demet ndaj popullesise civile, spitaleve etj, ne Gaza.
Ne kerkesen ndaj Izraelit per tu vete permbajtur maximalisht qe te shmangen viktimat e popullesise civile.
Ne krijimin nga Izraeli te “pauzave humanitare” per te ndihmuar civilet e ato institucione.
Ne krijimin nga Izraeli te “korridoreve humanitare” pikerisht per keto qellime.
Dalja mbas disa qendrimeve jo sinkrone, qe vecse zbehen rolin e BE, me kete dokumet te perbashket, eshte nje zhvillim pozitiv.
Qofte kjo per te ndihmuar ne zgjidhjen e konfliktit, ashtu si dhe ne forcimin e rolit te vete BE ne ate kontekst.
Ndersa Rama, nuk e di se me kerkesen a “keshillat” e kujt, paraqiti ne Paris nje dokument absurd, shume larg ketij te BE, qe nuk pati e nuk mund te kishte “jete”.
Ndoshta thjesht per te patur nje “protagonizem” artificial, por te deshtuar qe pa nisur.
Vecse keto “protagonizma” deri me sot kane krijuar probleme serioze ne Shqiperi, Kosove e Rajon!