Plan për të kryer vrasje, policia dhe SPAK godasin grupin kriminal në Vlorë. Arrestohet 35-vjeçari me tre identitete
Një 35-vjeçar me tre identitete është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Një operacion i koduar “Trekëndëshi” përfundoi me arrestimin e shtetasit Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, 35 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim.
Këta shtetas akuzohen për organizimin e një vrasjeje dhe grup të strukturuar kriminal.
Njoftimi:
Zhvillohet nën drejtimin e SPAK-ut operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë,
Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.