Plagosje në Korçë! Një person shkon në spital me plagë në qafë, ndodhet në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 26-vjeçar, Kostandin Ziu, është paraqitur në urgjencën e spitalit me plagë të rënda nga një thikë në qafë. Sipas të dhënave të policisë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në qafë dhe kokë dhe ndodhet në gjendje kritike në repartin e reanimacionit, ku po merr kujdes mjekësor.
Ende nuk janë zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur personin përgjegjës për plagosjen. Hetimet janë në proces, dhe pritet që dëshmia e të plagosurit të sjellë më shumë informacion mbi ngjarjen.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pasi vetëm dy netë më parë, një tjetër person ka kërkuar ndihmën e spitalit të Korçës për plagë të shkaktuara nga një mjet prerës, pas një konflikti në qendër të qytetit. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e këtyre ngjarjeve.
View this post on Instagram