Plagosje me thikë në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Sipas informacioneve nga policia, i plagosuri është shtetasi G.K, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet me saktësi.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive për të kapur autorin e ngjarjes, i cili është larguar menjëherë pas sulmit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.