Plagosje me thikë në Tiranë, 19-vjeçari përfundon në spital me tre plagë (EMRAT)

Plagosje me thikë në zonën e Qytet Studentit në Tiranë.

Nga përleshja me Ajdin Ajvazi ka mbetur i lënduar Aron Demiraj.

19-vjeçari ka tre plagë, një në brinjë, qafë dhe shpatull. Demiraj gjendet në spitalin e Traumës, ku do i nënshtrohet operacionit. 

Njoftimi i policisë:

Një tjetër sherr me thika ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Qytetin Studenti, ku në konflikt janë përfshirë dy të rinj.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre është plagosur me mjet prerës në dorë. Zënka ka ndodhur në ambientet e një lokali në zonë, ku gjurmët e gjakut janë ende mbi karrigen e lokalit në pjesën e jashtme.

Policia ndodhet në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.