Plagosje me thikë dhe dhunë në Vlorë, katër të lënduar pas sherrit në një lavazh

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur këtë të diel në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku disa persona janë përfshirë në një sherr me sende të forta, duke sjellë katër të lënduar.

Gjatë përplasjes, shtetasi K. H., 20 vjeç, është goditur me thikë, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar dëmtime nga dhuna fizike. R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, pasi morën ndihmën mjekësore, janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshmitë e tyre.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasin A. B., 25 vjeç, dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë në këtë konflikt.