Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 15-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku janë shënuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur një 15-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mëzes. Sipas policisë i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq uniformat blu nuk e kanë ta qartë vendngjarjen ku ka ndodhur plagosja, pasi 15-vjeçari ka shkuar në banesë i plagosur dhe më pas i ati e ka dërguar në spital. Ndërsa mësohet se mituri ende nuk ka treguar se ku është plagosur.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.