Plagosja në Vlorë/ Policia shpall 2 persona në kërkim, Silvi Velaj rëndë në Tiranë
Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Orikum.
Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona njëri prej tyre Qerim Bello autori i ngjarjes ndërsa personi i dytë mendohet se ka qënë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.
Autori lëvizte me një makinë tip Golf 5. Pasi ka hyrë në lokal, ai ka qëlluar me armë disa herë, pastaj ka hipur në makinë, për të lëshuar sërish breshëri plumbash drejt 29-vjeçarit.
Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve. 10 plumba me pistoletë u qëlluan në drejtin të 29 vjeçarit ndërkohë që 4 plumba e kishin prekur Silvi Velaj i cili u trasportuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar.
NJOFTIMI I POLICISE:
Hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.01.2025, në Orikum, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi S. V, ndërkohë që vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.
Në kuadër të hetimeve identifikohet dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje.
Më datë 26.01.2025, rreth orës 18:40, në ambientet e lokalit të një karburanti në Orikum, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. B., 28 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin S. V, 29 vjeç, banues në Orikum. I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Nga hetimet e kryera deri tani, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i autorit të dyshuar, shtetasi E. B., 36 vjeç, banues në Orikum.
Policia po vijon intensivisht punën për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Detaje të tjera mbeten pjesë e hetimit, që po kryhet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.