Plagosja në Shkodër, policia identifikon autorin e dyshuar

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së pak çasteve më parë në Shkodër.

Sipas policisë, autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi me iniciale G.M, 46 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.

Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.