Nikola Agolli është 23-vjeçari i plagosur të shtunën në Pogradec teksa ishte duke u qethur në një berberhane.
Mësohet se i riu ka marrë 5 qepje në kokë dhe 30 penj në dorë aty ku ka pasur edhe çarjet më të mëdha me mjetin prerës.
Autori ka hyrë me shpejtësi në berberhane dhe ka goditur 23 vjeçarin i cili po lante kokën pasi kishte mbaruar qethjen. Pas ngjarjes i riu është arratisur me shpejtësi dhe policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj për kapjen e tij. Për ngjarjen u akuzua Sidni Syzo, një emër i njohur në Pogradec.
Sidni Syzo në një reagim ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Ai thotë se personi që ka patur konflikt është thjeshtë një ushtar i një bande kriminale të drejtuar nga Meard Berberi ose i njohur ndryshe si ‘Koro’. Berberi thotë Syzo, organizon sulme të vazhdueshme në dëm të tij për shkak për një konflikti që ka me vëllain e tij.
‘Së pari dua te adresoj incidentin e djeshëm ku ngjarja është raportuar si tentative vrasjeje. Kjo gje nuk është e vërtetë, pasi unë kam patur konfrontim fizik me personin në fjalë dhe jam larguar nga vendngjarja pa më larguar dikush apo pa me ndarë dikush nga personi në fjalë. Personi në fjale është pjesë e një bande kriminale të drejtuar nga Meard Berberi ose i njohur ndryshe si ‘Koro’. Prej më shume se dy viteve jam pre e vazhdueshme e sulmeve dhe provokimeve nga pjesetarë të kesaj bande. Për çdo incident kam dhënë referimet përkatëse në policinë e Pogradecit, ku në çdo rast kam përmendur që urdhëruesi dhe porositësi i këtyre sulmeve ka qenë gjithmonë Meard Berberi për shkak të një konflikti midis këtij personi dhe vëllait tim. Jo me shumë se para 2-3 javësh personi i ngjarjes të djeshme më kanë thyer xhamat e makinës.
Të gjithë qytetaret e Pogradecit madje kanë frikë nga personat në fjalë dhe atyre iu duket vetja të paprekshëm. Çdo ditë këta persona janë nën shoqerine e drejtorit të INUKUT të qytetit të Pogradecit, Nertil Collaku.’, tha Syzo për ‘Pamfletin’.
Ai më tej thotë se këto sulme i ka deneconcuar, por Policia e Pogradecit nuk ka reaguar për rastet dhe se ai vazhdon të përndiqet nga këta persona.
‘Pa kaluar 24 orë nuk ndalen presionet, sulmet dhe santazhet duke i bërë ato edhe publikisht nëpër rrjete sociale. Këta persona më perndjekin në çdo hap të jetës sime dhe në fund duan edhe të dëmtojnë figurën time. Nuk di me çfarë të bëj, çdo gjë ia kam referuar drejtësisë.
I akuzuari ka publikuar edhe videot, ku kërcënohet nga Nikola Agolli se ‘gjaku lahet me gjak’.