Plagosja me thikë në Korçë, konflikti nisi për shitjen e një automjeti

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja në Korçë. Sipas burimeve i plagosuri ka dhënë një deklaratë pa shumë detaje për arsye të gjendjes së tij shëndetësore, pasi aktualisht po trajtohet në spital me 3 plagë në bark.

Policia nëpërmjet dëshmisë së tij ka arritur të identifikojë autorin e gjithashtu të kuptojë se konflikti ka nisur për shitjen e një mjeti. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi dëshmia e të plagosur do përsëritet.

Në këtë moment ajo që pati rëndësi për grupin hetimor ishte pikërisht identifikimi i autorit Deni Meçolli i cili është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e tij, ndërkohë që i plagosuri pas përmirësimit do të japë edhe një dëshmi tjetër rreth përfshirjes në konflikt.