Plagosja me armë zjarri/ Arrestohet autori mes tentativave për arratisje

Forcat e Operacionales dhe Shqiponjat kanë arritur që ti vijnë në ndihmë bluve të Durrësit në kohë rekord, teksa kanë vënë në pranga 31-vjeçarin i cili dyshohet se është edhe autori i plagosjes së 70-vjeçarit në Durrës.

Autori është identifikuar si Adil Hizdri autori 31 vjeç dhe Fadil Hunda, i plagosuri.

Teksa policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kamerat e sigurisë në zonë janë ende duke u verifikuar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar për shkak të një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit dyshohet për një borxh.