Plagosja me armë në Don Bosko/ Tonin Vocaj: Kemi ngritur grup hetimor, për ta hetuar këtë ngjarje/Janë sekuestruar 7 gëzhoja. Në makinë është gjetur një armë zjarri, që po ekzaminohet

Drejtoria e Tiranës Tonin Vocaj, në një raport për mediat dha detaje nga ngjarja e ndodhur në Don Bosko.

Vocaj tha se në makinën e djegur në afërsi të Kamzës është gjetur një armë zjarri. Ai tha se janë sekuestruar në total shtatë gëzhoja si dhe janë të përcaktuara në mjetit.

Tonin Vocaj, drejtor i Shqipërisë së Tiranës: Kemi grup hetimor, për këtë ngjarje. Jemi duke kontrolluar në të gjithë këtë, për kamerat e amerikanëve. Në Kamzë është gjetur një makinë e djegur, këto janë targat e makinave. Numri i shasisë së mjetit nuk përputhet me automjetin origjinal.

Vazhdojnë hetimet për këtë çështje. Janë sekuestruar 7 gëzhoja. Në makinë është gjetur një armë zjarri, që po ekzaminohet. Të plagosurit ishin në një tavolinë, kanë qenë duke pirë kafe në lokal. Autorët kanë hapur zjarr nga makina, ka shumë probabilitet që kanë qenë të maskuar.