Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i skafit! I dëmtuari mori plagë në kurriz dhe këmbë
Drejtuesi i skafit, i cili plagosi ditën e djeshme një turist gjerman në Gjipe, është arrestuar.
Krenar Velaj raportohet se ka përplasur me skaf turistin duke i shkaktuar plagë në kurriz dhe këmbë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, ndërsa drejtuesi i skafit akuzohet për plagosje.
Njoftimi i Policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.
Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.