Plagosi me thikë të riun dhe u largua, arrestohet pas ndjekjes nga policia 33-vjeçari
- 3 September, 2023
KAMËZ- Ilir Mala, 33-vjeç është vënë në pranga të policisë pasi ka plagosur me thikë një 20-vjeçar në Kodër-Kuqe në Babrru.
Policia njofton se 33-vjeçari plagosi 20-vjeçarin A.C dhe u largua, por u kap pas ndjekjes nga forcat blu.
Ilir Mala gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ