Plagosi me thikë një 20-vjeçar pas sherrit për motive të dobëta, shoqërohet në polici i mituri
- 30 May, 2024
Një 14-vjeçar është shoqëruar në polici pasi dyshohet të jetë autori i një plagosjeje me thikë.
I mituri me iniciale S. J., rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore” të Shijakut, plagosi për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç.
I riu, i plagosur, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
14-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ