Plagosi me thikë dy roje sigurie në një klub nate, arrestohet shqiptari në Francë

Një shqiptar është arrestuar në Francë pasi ka plagosur me thikë dy roje sigurie në klubin e natës “Ô Lili Pop”, në qendër të Clermont-Ferrand në Francë.

Ngjarja ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit, ndërsa shqiptari është arrestuar pas disa orësh dhe është dërguar në paraburgim.

Siç e lejon ligji, 31 vjeçari pa precedentë penalë, kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij. Ai do të gjykohet më 19 qershor. Deri atëherë, ai po mbahet në paraburgim, njoftojnë mediet e huaja.