Plagosi me thikë artistin shkodran Ademir Fresku, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)

Arrestohet autori i plagosjes së Ademir Freskut në Shkodër. Policia ka arritur të vendosë në pranga Gjergj Dardhën.


NJOFTIMI I POLICISE: 

Shkodër

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.