Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i riu në Bajram Curr
Është vënë në pranga autori i plagosjes së 18-vjeçarit një ditë më parë në Bajram Curri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan autorin e dyshuar Sebastjan Dollapaj, 25 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi goditi me thikë D. H..
Nga hetimet ka rezultuar se në orët e para të datës 19.07.2025, në qytetin e Bajram Currit, Dollapaj është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Bajram Curri dhe dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.