Plagosi me mjet prerës bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi plagosi me mjet prerës një 16-vjeçar. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit, ku 17-vjeçari, për motive të dobëta, goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij në këmbë. Pas disa orësh kërkimesh, autori i dyshuar u arrestua dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe është duke marrë kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.