Emrat/ Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Një konflikt për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e armës pas mesnatës në Shkodër.
Shtetasi Pavlin Fusha 49-vjeç pasi është konfliktuar me shtetasin Jozef Çekaj, 26 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri këtë të fundit dhe për pasojë është dërguar menjëherë në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por bëhet me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 në lagjen “Perlat Rexhepi” në Shkodër.
Ndërsa policia bën me dije se është identifikuar autori dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.