Plagosi me armë zjarri në këmbë 60-vjeçaren, shpallet në kërkim autori

Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.