Plagosi me armë të birin, flet i moshuari nga Pogradeci: Isha i stresuar nga dhuna që po më ushtronte, jam penduar shumë

83-vjeçari, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj të birin duke e lënë të plagosur është shprehur i penduar para grupit hetimor.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Stropckë të Pogradecit

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, ka thënë ai.

83-vjeçari Agim Shkullaku pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja e 47-vjeçarit, Përparim Shkullaku,  paraqitet e rëndë.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *