Plagosi kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, vetëdorëzohet në polici autori

Është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar i plagosjes së plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit.

Policia bën me dije se Sebastian Muçmata ka vendosur të paraqitet në komisariatin e Kukësit.

Halilaj është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, i cili pas një konflikti është plagosur nga Sebastian  Muçmata, i cili është vëllai i Zenel Muçmatës, me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.