Plagosi komshinjtë babë e bir, ja kush është i arrestuar në Tiranë (EMRI + FOTO)
Një person ka plagosur dy fqinj të tij, babë e bir, pas një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë.
Bëhet fjalë për Kristjan Thaçin tashmë i arrestuar, i cili ka plagosur me mjet prerës Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç.
Në foto: Kristjan Thaçi, autori
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.