Plagosi ish-efektivin e policisë në Sarandë, shpallet në kërkim 44-vjeçari

 

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, i cili ka goditur me qytën e pistoletës ish- efektivin Adil Veli.

 

Ngjarja ndodhi  ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë këtij momenti, dyshohet se arma ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, pa shkaktuar pasoja.

Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.