Plagosi efektivin e “Shqiponjave”, burg për Klered Bozhanajn, zbardhet dëshmia në seancë: Jam amerikan!

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 42-vjeçarin, Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet. Bozhanaj u njoh nga gjykata me masën e sigurisë.

Mësohet se Bozhanaj ka folur në gjyq, teksa ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

42-vjeçari tha gjatë seancës se është amerikan dhe jo shqiptar.

Avokati i tij Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim spitalor për klientin e tij, por gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg.

 

 

 

Check Also

I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Arrestohet një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Policia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *