Plagoset me thikë një 15-vjeçar në Sarandë, autori i dyshuar është 12 vjeç

Një konflikt mes të miturve në Sarandë ka përfunduar me plagosjen e një 15-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, gjatë mesditës së sotme.

Sipas burimeve, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari është goditur me mjet prerës në shpatull. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka reaguar me shpejtësi, duke identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, një 12-vjeçar me iniciale M. M. Mjeti prerës që dyshohet se është përdorur në ngjarje është sekuestruar si provë materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të konfliktit.