Plagoset me thikë në Dubai, shqiptari i njohur në “botën” e krimit!


Një sulm me thikë i ka ndodhur një shqiptari, i cili ishte vendosur prej pak kohësh në Dubai.

Weblajm shkruan se, shënjestra është një personazh i njohur në Shqipëri.

Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, ndodhej prej pak javësh në Dubai, ndërsa përplasjen që e la të plagosur, e ka pasur në një restorant.

Deri më tani, përflitet se sulmi ka ndodhur nga një anëtar i një grupi kriminal nga Maroku, identiteti i të cilit gjithashtu nuk dihet.

Megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen nga ana e Policisë Shqiptare, e aq më pak nga ajo në Dubai.