Plagoset me thikë mbrojtësi i Flamurtarit Sodiq Atanda

Dhunohet dhe plagoset me thikë mbrojtësi i Flamurtarit, Sodiq Atanda.

31 vjeçari është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës i goditur me mjet prerës.

Futbollisti me shtetësi nigeriane mësohet se e kanë sulmuar në rrugë për ta grabitur. Sipas policisë, Atanda është goditur nga një person me probleme mendore.

Ish-lojtari i Partizanit ndodhet në spitalin Rajonal të Vlorës, teksa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që dërguan në këtë ngjarje të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.