Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës, pas një përplasje brenda bashkisë.
Paraditen e kësaj të mërkure, te ish-agjencia e qytetit, drejtori i Shërbimeve në bashki dhe djali i xhaxhait të kryebashkiakut Albert Halili, fillimisht kanë pasur një sherr të fortë fizik dhe verbal.
Pas kësaj, vëllai i drejtorit të Shërbimeve Kukës, Zenel Muçmata, Sebastiani ka shkuar dhe ka marrë një armë dhe pasi ka ndjekur deri në fshatin Bicaj kushëririn e kryetarit të tij, Elvis Halilin, e ka qëlluar me disa plumba.
Elvis Halili rreth 30-vjeç aktualisht gjendet nën kujdesin intesiv të mjekëve në spitalin e Kukësit, kurse autori, drejtori i Shërbimeve në bashki, ende nuk është ndaluar nga policia.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ