Plagoset Kevin Hajrulla. Drejtori i DVP Vlorë, Çela: Dyshohet se ishte shenjestër e atentatit…

Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela në një prononcim për median nga vendi i ngjarjes tha se objektivi, Kevin Hajrulla ka qenë në makinë kur është qëlluar, ndërsa Armand Spahiu 35 vjeç ishte gjendur rastësisht aty.

“Sot rreth orës 21:30 ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale ku në lagjen “24 Maji” persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.H., i cili është dëmtuar dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr ndihmën e mjekëve. Si pasojë e rë shtënave është plagosur dhe një shtetas tjetër që ishte në vendngjarje por me dëmtime më të lehta. Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen. Aktualisht forcat e zjarrëfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe në vijim do t’ju njoftojmë edhe për detajet e tjera.”, tha Çela.