Plagosën gabimisht nipin me pistoletë, ja si dy vëllezërit tentuan të fshihnin ngjarjen

Detaje interesante mbi ngjarjen ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar në Fushë-Mëzez. Sipas hetimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes dy vëllezërve binjakë.

Gjatë sherrit, Nazmi Pëllumbi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, Florent Pëllumbit, por nga të shtënat është plagosur aksidentalisht nipi i tyre 15-vjeçar.

As babai i djalit dhe as xhaxhai tij, Florenti nuk kanë dhënë të dhëna për policinë. Madje ata kanë përplasur mjetin e tyre qëllimisht për të tentuar që të humbin gjurmët duke inskenuar një aksident.

Policia ka arrestuar vëllanë binjak të autorit, Florentin, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj Nazmi Pëllumbit rëndojnë akuzat për “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e autorit.

I mituri, i cili mori një plagë në kraharor, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

AUTORI I DYSHUAR NAZMI PELLUMBI