Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar se në Dogana dhe Tatime po bëhet hataja.
Në mbledhjen e Kryesisë së PL-së, Meta prezantoi edhe njëherë prioritetet e programit të tij, që siç u shpreh janë lehtësisht të realizueshme.
“Ne jemi të sigurt në arritjen e programit tonë. Nuk po marrim modelin danez sepse jemi shumë larg standardeve daneze, por po marrim modelet më të arrira në rajonin tonë.
Për çështjen e nivelit të të ardhurave kemi Bosnjën, Malin e Zi, Serbinë, ku niveli i të ardhurave është 41-43% mbi PPB, ndërsa në Shqipëri as 28%.
Pse? Sepse Rilindja vdes për pak Doganë, si Jovan Bregu për pak magazinë.
Doganat e penalizuan integrimin e Shqipërisë, se bashkë kemi qenë në qeverinë socialiste dhe ato e bllokuan integrimin e vendit, që u zhbllokua pas rotacionit që u realizua falë edhe krijimit të LSI që solli më pas nënshkrimin e Stabilizim Asociimit.
Prapë në Dogana dhe Tatime bëhet hataje, 500 lidhje nepotike në tatime dhe dogana.
Kjo diferencë 14% me Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi është 3.3 miliardë euro në vit që vidhet, që nuk hyn në sistemin e administrimit.
Është 13.2 miliardë euro në një mandat qeverisës ”, tha Meta.
Meta tha se prioritetet e Partisë së Lirisë janë ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese.
“Shpreh vesimin tim se përmes këtej procesi kaq transparent kaq përfshirës, kaq demokratik, kemi hedhur themele shumë të forta për Shqipërinë e 20 viteve që vijnë, jo vetëm për PL, për zbatimin e 5 prioriteteve tona, për ta realizuar Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.
Prioritetet tona, ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese
Kemi një program mjaft të detajuar që do përpunohet me tej, do elaborohet në cdo detaj dhe zgjon shpresën tek shqiptarët për tu rikthyer dhe riintegruar në vendin e tyre
Nuk mund të vazhdohet me ato pensione skandaloze që është më e ulet se në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi”, tha nder te tjera Ilir Meta.