Pjesëmarrës të veçantë në funeralin e Papa Françeskut

Rreth 250 mijë qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut. Ndërsa, nuk munguan as pjesëmarrësit e veçantë, që lidhet me 6 të burgosur.

Prania e të burgosurve nga instituti i vuajtjes së dënimit Rebibbia është konfirmuar në parvisin e Santa Maria Maggiore, me rastin e mbërritjes së arkivolit të Papa Françeskut në vendin e zgjedhur për varrimin e tij.

“Bijtë e preferuar” të Papës, siç i quajti Don Ben, kreu i ministrisë së bamirësisë dhe burgjeve në Romë, disa ditë më parë kur foli për testamentin e Bergoglio, do të jenë të pranishëm në Santa Maria Maggiore së bashku me një grup të varfërish për t’i bërë homazhe Atit të Shenjtë me lamtumirën e fundit.