Pjesë e rrjetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 9 persona në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar një operacion të gjerë kundër trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar 9 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal.

Hetimet për këtë grup kishin nisur gjashtë muaj më parë, ndërsa operacioni është përmbyllur gjatë natës me ekzekutimin e urdhër-arresteve në banesat e të dyshuarve.

Gjatë kontrollit të banesave, Policia ka sekuestruar:

-Sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuana,

-Prova të tjera që forcojnë akuzat ndaj të arrestuarve.

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për të zbuluar lidhjet e mundshme të këtij rrjeti me aktivitete të tjera kriminale dhe për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë.