Pjesë e një grupi “skifterësh” në Itali, arrestohet 46-vjeçari shqiptar i dënuar për vjedhje

Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për disa rastet e vjedhjes dhe dyshohej se ishte pjesë e një grupi “skifterësh”

Sipas mediave italiane, shqiptari, i njohur për autoritetet, është dënuar me 8 vite burg, duke përfshirë një dënim prej një viti e dy muajsh për vjedhje në Vicenza në vitin 2011, dhe 6 vite e 4 muaj për vjedhje të tjera në Lucca.

Ai është dërguar në burgun e Padovës, ku do të vuajë në total rreth 7 vite e 6 muaj për veprat e kryera.