Pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonin kokainë nga Amerika Latine, arrestohet ish-ylli i Interit, Radja Nainggolan

Ish-mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, është arrestuar në kuadër të një hetimi për kontrabandën e kokainës nga Amerika Latine. 36-vjeçari, i cili më parë ka luajtur për Romën dhe Interin, u bashkua pak ditë më parë me Lokeren-Temse në Belgjikë dhe shënoi një gol në debutimin e tij të premten.

Sipas raportimeve të The Sun, arrestimi i Nainggolan u bë të hënën në mëngjes, pas një operacioni të gjerë që përfshinte rreth 30 bastisje në zona të ndryshme të Antwerpen dhe Brukselit. Hetimi është pjesë e një dosjeje të ngritur nga departamenti i krimit të organizuar i Zyrës së Prokurorit Publik të Brukselit. Policia gjyqësore federale e Brukselit ka realizuar kontrolle të shumta shtëpish, duke ndihmuar në zbulimin e aktiviteteve të kontrabandës së drogës që kalonin përmes portit të Antwerp.