Arrestohet në Lezhë, Serxho Nikolli.
25-vjeçari banues në Shënkoll ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Në ditët e ardhshme do të bëhet e mundur edhe ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj.
NJOFTIMI I POLICISE:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni”, vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. N., 25 vjeç, banues në Shënkoll.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.